Krimet në Shkodër, zv.ministri: Sot zbulohen 100%, kur ishte Basha ministër vetëm 64%

“Opozita e shfrytëzon Shkodrën për propagandë”. Kështu tha sot në studion e News24, i ftuar në rubrikën “Opinion” zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari. Ai foli për operacionin “Forca e Ligjit” dhe ngjarjet e ditëve të fundit, duke u fokusuar tek Shkodra.

Për sa i përket akuzave të opozitës se ka rritje të kriminalitetit ai tha se është ulur numri i vrasjeve, dhe tentativat për vrasje janë përgjysmuar.

“Shifrat tregojnë ulje të kriminalitetit në Shkodër. Më Shkodrën është rritur zbulueshmëria nga 64% në kohën kur ishte Lulzim Basha ministër i Brendshëm në 100%. Çdo autor është zbuluar dhe vënë prapa hekurave”, tha zv.ministri.

I pyetur për rastin e dy personave të rrëmbyer në Shkodër, Lamallari u shpreh se policia po bën punën e saj.
“Për çdo rast të denoncuar në organet e policisë apo edhe mediakisht, policia kryen veprimet.
Viti nuk ka përfunduar ende dhe të gjitha këto çështje janë nën hetim nga organet kompetente”, u shpreh Lamallari.

Nisur nga shprehja e opozitës se “Shkodra nuk harron”, ai falënderoi banorët që kanë mbështetur policinë dhe kanë treguar mirëkuptim për praninë ne policisë.

“Shkodra nuk harron 18 vrasjet në kohën e PD-së, nuk harron edhe se numri i vjedhjeve ishte më i madh atë kohë dhe veprat e tjera në fushën e trafiqeve”, tha Lamallari.

Ai e vlerësoi si një sukses të punës së Ministrisë së Brendshme rritjen e numrit të turistëve. Për sa i përket krimeve Lamallari deklaroi se “Shifrat flasin vetë, çdo interpretim çdo gjë tjetër është propagandë”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU