Krimet e Rënda, dy javë kohë prokurorisë për të vërtetuar vdekjen e Admir Muratajt

Gjykata për Krime të Rënda i dha kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, i akuzuar si truri i supergrabitjes së 6.5 milione eurove në Rinas, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme. 

Në seancën e sotme, Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqes edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00. Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU