Kreu i PD, Basha: Rama lidhje personale me krimin

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, per përjashtimin e deputetit Flamur Noka per fjalor banal ne seancen plenare dhe ndaj sjelljes së kryeministrit Rama ndaj ish kryeministrit Berisha.
“Të gjitha bandat kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse kanë aleancën e Ramës. Opozita është e gatshme ta faktojë para qytetarëve lidhjen e tij personale të Edi Ramës me krimin. Kjo nuk është metaforë. Opozita është gati ta ballafaqojë Ramën me lidhjet e tij personale me krimin dhe kriminelët, tu tregojë shqiptarëve lidhjet personale me krimin e organizuar shqiptar, Rama e di këtë se e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty”- tha ai.
Mes të tjerash ai theksoi se Noka kërkoi nga foltorja që të respektohej procedura e Kuvendit që shkeli ligjin.“Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar pezullimin e Nokës, ku ky i fundit kërkoi zbatimin e rregulloren. Gjatë kohës që Berisha fliste, Edi Rama përdorte fjalor të ndryrë, ji atë që transmetoni ju. Rama përdori fjalë rrugaçi, vagabondin. Deputeti jonë kërkoi zbatimin e procedurës. Ruçi e mbërtheu këtë mundësi me urdhër të Ramës për ta futur në Kuvend për të tretën javë rresht për ta në mbyllur gojën. Nuk duan debat, kanë frikë nga debati, Ata nuk duan të kenë debat për zgjedhjet dhe për lidhjet me krimin”, tha Basha.Po ashtu, lideri i PD-së tha se fjala e përdorur sot nga Rama ishte shumë e rëndë, që sipas tij ishte e një niveli të banditit.“Opozita ka detyrën e parë, thotë fjalën e saj. Ka detyrën e dytë që të nqëndroj pro të drejtave të qytetarëve. Opozita ka të drejtë të thotë atë që mendon, kur u merret kjo demokraci, s’ka më rregulla. Kjo është ajo që kam thënë javën e kaluar. U them qytetarëve që të zgjohen, nuk është rastësi të merren kallashët. Ne kemi fakte konkrete. Rama me madhën e tij ia ka dalë të të shtyjë rregulloren. Opozita ka vetëm fjalën, nëse na mohohet e drejta për fjalën atje nuk ka më parlamentarizëm. I pari që nisi këtë proces me qëllim për të qenë sot këtu është Rama. E dëgjuat ça tha ai? Kërkesa është aty dhe unë ju them se për fjalën që ka thënë ai, jepeni siç ka thënë. Jo siç kanë thënë kryeredaktorët tuaj. Ju që gjeni një pëshpërimë, vendoseni në minutazh dhe shihni se ça fjalë të ndryrë përdor ky njeri. Dhe për të respektuar rregulloren u çua Flamur Noka. Këto janë faktet. Motivi është i qartë; ata kanë frikë nga debati dhe e vërteta. Këto banda dhe banditë kanë marrëdhënie personale, kjo është e vërteta”, përfundoi Basha.
ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU