Kreu i ALUIZNI-t: Të hënën nis legalizimi i banesave të ndërtuara para vitit 1991

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, njoftoi paraditen e së enjtes se nga e hëna do të nisë regjistrimi i banesave të para vitit 1991.

“Kjo është sfida e ardhshme e qeverisë. Duke nisur nga 17 shtatori, të gjithë ata që nuk kanë dokument pronësie për banesat para ’91, duhet të paraqiten në sportelet tona për aplikim. Të mbledhin çdo dokument që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruara. Kjo nuk është e detyrueshme, por çdo dokument që mund të keni ndihmon institucionin për dosjen. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet edhe në faqen e internetit të ALUIZNI-t”, shpjegoi Lame.

Meqenëse kemi të bëjmë me një problem që prek mijëra familje, do të kërkoja mirëkuptimin e qytetarëve që të mos krijojnë radhë. Të paraqiten fillimisht ata që e kanë të domosdoshme dokumentin e pronësisë: ata që duan ta shesin shtëpinë, ata që duan të marrin kredi ose ata që janë për shpronësim sepse u kalon rruga te shtëpia”, u shpreh Lame.

Risitë kryesore të vendimit

1. Lehtësimi i barrës së aplikuesit, nga detyrimet dhe dokumentacioni i tepërt, (aplikuesi tanimë do të duhet të paraqesë vetëm kërkesën pranë ALUIZNI-t);

2. Zgjidhja e të gjithë pamundësisë së deritanishme, për të provuar periudhën e ndërtimit (para datës 10.8.1991), gjë që ka penguar finalizimin e procedurës;

3. Kalimi i pronësisë së truallit të ndërtesës falas deri në 300 metra katrore, si dhe mundësia për të blerë sipërfaqet mbi këtë masë.

Vendimi mban datën 18.07. 2018 “Për përcaktimin e procedures të kalimit të pronësisë dhe të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri në 10.08.1991 dhe të truallit funksional të tyre”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU