Kreditë e këqija/ BSH rrit afatin për mbajtjen në pronësi të kolateralit

Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, të zgjasë nga një deri në shtatë vjet afatin për mbajtjen në pronësi të pasurive të paluajtshme, të marra pas ekzekutimit të kolateralit për kreditë e pakthyera.

Ky vendim është pjesë e paketës për uljen e kredive të këqija dhe ka ardhur si domosdoshmëri, pas shtimit të shpejtë të numrit të pronave që ju kanë ngelur në pronësi bankave.

Sipas BSH-së, kjo ndodh në rastet kur ankandet për shitjen e kolateralit dështojnë dhe e vetmja zgjidhje për bankat është marrja e këtyre pasurive në pronësinë e tyre.

Rritja e kredive të këqija nga njëra anë dhe kriza e tregut të pronave, nga ana tjetër, i ka vendosur bankat përballë një problemi serioz, çka e ka detyruar bankën qëndrore ta zgjasë afatin e lejuar të mbajtjes së këtyre pasurive në bilancet e bankave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU