KQZ miraton komisionerët dhe sekretarin e KZAZ për zgjedhjet e Dibrës

10 ditë para zgjedhjeve lokale për bashkinë e Dibrës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur duke miratuar listën e komisionerëve, vëzhguesve afatgjatë dhe sekretarin e KZAZ 19 Shkëlqim Muja.

KQZ ka miratuar listën me 826 komisionerë për zgjedhjet në Dibër, por kryetarja Lefterie Luzi ka ngritur shqetësimin, pasi vetëm 1.7% ose 14 prej tyre janë gra, pjesa tjetër burra, ndërsa ka bërë thirrje për respektimin e kuotave gjinore.

Përsa i përket procesit të përgatitjes, Luzi është shprehur se partitë kanë respektuar afatin për emërimin e anëtarëve të KQV për 118 qendra votimi, shkruan shqiptarja.com. Në garë për bashkinë e Dibrës janë Sherefedin Shehu nga Partia Demokratike dhe Muharrem Rama nga aleanca e majtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU