Kotzias vlerëson Bushatin: Më seriozi për të negociuar me Greqinë!

Ish-ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias ka vlerësuar maksimalisht homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Gjatë një interviste për mediat greke, Kotzias ka deklaruar se Ditmir Bushati ishte ministri më serioz për të negociuar me Greqinë. Kotzias e vlerëson Bushatin si të matur dhe të pjekur dhe mjaft të guximshëm për idetë e tij.

Kotzias deklaron se dy ministrat, kishin mbyllur paketën e marrëveshjes me dy vendeve, por sipas tij, dy pengesa pengonin finalizimin e saj.

“Ishte një ministër i jashtëm tepër i guximshëm dhe i vendosur në idetë e tij, më seriozi për të negociuar  me Greqinë. Edhe pse i ri, ishte tepër i matur dhe i pjekur. E respektoj shumë për aftësitë e tij. Ditmir Bushati për mendimin tim nuk u largua sepse ishte shumë vite në krye të diplomacisë, por sepse kishte një këndvështrim tjetër për çështjen e Kosovës, dmth ishte kundër ndryshimit të kufirit dhe e dyta sepse kishim bërë këtë përpjekjen për një paketë marrëveshje. Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese të certifikojë reformat e kryera në një sërë çështjesh. Nuk arritëm periudhën e verës sepse u shpërbë Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, nuk kishte lidhje me ne vonesa. Problemi i dytë, ka të bëjë me Greqinë. E kam informuar kryeministrin Cipras me detaje. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë. Nuk do flas për këtë. Kur të flas do i mësoni detajet. Por Greqia, dhe referohem në fuqitë e djathta dhe të djathta ekstremiste, duhet të bëhet serioze. Ata luajnë si patriotë dhe i vumë re se ku na drejtuan me Qipron.  Pseudopatriotizmi dëmton vendin”.

Pyetjes së gazetarit nëse ka frikë nga një Shqipëri e Madhe e mundshme, Kotzias i është përgjigjur: Nuk kam frikë për një Shqipëri të Madhe për sa kohë ne nuk jemi pa mend dhe për sa kohë kemi iniciativa dhe zgjidhim ne problemet e rajonit.

Kryeministri Edi Rama vendosi të shkarkojë ministrin Bushati, por presidenti dje nuk firmosi dekretin për shkarkimin e tij.

Javanews/a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU