“Kotzias të ketë kujdes… hi bëhet Greqia në rast lufte dhe jo shqiptarët”

Kreu i Byrosë së Sigurimeve në Kosovë, Rrahim Pacolli e ka kërcënuar Greqinë më luftë. Ai në një status në Facebook, duke reaguar mbi deklaratat e ministrit grek Nikos Kotzias, ka thënë se Greqia mund të përballët me 17 milionë shqiptarë.

“Pasi që jam shumë emocionalisht dhe kombëtarisht i lidhur më pjesën çame, deklaratat e ministrit grek Nikos Kotzias, janë kërcënuese dhe aspak të matura.

Unë vetëm dua të them së Greqia në një konflikt të mundshëm të armatosur ka të bëjë me 7 milion banorë shqiptarë në Ballkan si dhe më 9 milion të tjerë që jetojnë tash e sa kohë në Turqi e të cilët kanë pozita të larta ushtarake në armatën turke.

Prandaj nëse në këtë pikë do ti referohemi luftës dhe hirit, hiri do ti mbetët Greqisë.”– shkruan Pacolli./Panorama/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU