Kostoja nga heqja e Schengen-it 100 miliardë dollarë

Shuma prej 100 miliardësh përbën 0,8 për qind të PBB-së së vendeve të Schengenit. Fundi i zonës evropiane pa kufij, Schengen, do t’i kushtonte bllokut më shumë se 100 miliardë euro në terma afatgjatë, deklaroi një organizëm i mbështetur nga qeveria franceze.

Raporti i ”France Strategie” thotë se vendosja e kufijve do t’i kushtonte Francës deri në dy miliardë euro në terma afatshkurtra dhe kjo varet nga intensiteti i kontrolleve kufitare.

Shuma e madhe e parave i atribuohet për pjesën më të madhe rënies së numrit të vizitorëve nga vende të tjera të Evropës si edhe në një masë më të vogël punëtorëve ndërkufitarë dhe zvogëlimit të lëvizjes së mallrave. Shuma prej 100 miliardësh përbën 0,8 për qind të PBB-së së vendeve të Schengenit. Marrëveshja e lëvizjes së lirë në Evropë është dëmtuar nga fluksi i refugjatëve dhe migrantëve, pjesa e konsiderueshme e të cilëve i largohen luftës civile në Siri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU