Kosovë/ Protestuesit kundër Vuçiç, bllokojnë rrugën Skenderaj-Mitrovicë

Mëngjesin e sotëm qytetarë të shumtë në Skënderaj, Kosovë kanë bllokuar aksin rrugor Skenderaj – Mitrovicë, në kundërshtim të vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në fshatin Banjë. 

Protestuesit kanë vendosur kamion, dru dhe objekte të tjera duke bllokuar rrugën që çon për në fshatin Banjë të kësaj komune, të cilin Vuçiç pritet ta vizitojë në orën 09:15. 

“Kërko falje për krimet e bëra”, shkruhet në njërën pankartë të vendosur nga qytetarët në Skenderaj. 

Ndërkohë protestuesit e grumbulluar i kanë vënë flakën një grumbulli me dru që kishin vendosur në rrugë

(b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU