Kosovë, digjet edhe një veturë zyrtare

Një tjetër veturë zyrtare është djegur në Kosovë në mesanët, në parkingun e komunës së Mitrovicës.

Vetura kishte targa 3Z 191 02, por nuk dihet cilit institucion i përket, pasi aty veturat i parkon edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Deri tani nuk dihet se kush ia ka vënë zjarri veturës.

Ditëve të fundit janë djegur disa vetura zyrtare në të gjitha qendrat e Kosovës, autorët e të cilave veprime nuk janë zbuluar.

Veriu.info

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU