Kosovë, ambasada e SHBA thirrje opozitës: Hiqni dorë nga kërcënimet me dhunë

    Ambasada e SHBA në Kosovë ka mbështetur Presidenten Jahjaga pas takimit me liderët e qeverisë dhe të opozitës me qëllim zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë vendin prej disa javësh dhe që arritja e marrëveshjes duket se është akoma shumë larg.

    “Vetëm një Kuvend që funksionon mund të debatojë dhe miratojë masat që nevojiten për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit Euro-Atlantik.

    Partitë politikë të heqin dorë nga çfarëdo kërcënimi me dhunë që është edhe i paligjshëm edhe i papërputhshëm me një shtet modern demokratik”mbyllet reagimi i SHBA.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU