Kosovari i ISIS-it i ndaluar në Gjermani, ekstradohet në Kosovë

Një 28-vjeçar nga Istogu, është arrestuar gjatë kësaj jave në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, për dyshime se ka qenë pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.

Kosovari F.F. (1988), siç merr vesh Gazeta Express, të mërkurën është dëbuar për në Kosovë nga autoritetet gjermane, për t’iu dorëzuar Policisë së Kosovës.

I njëjti në Gjermani ka qëndruar me leje qëndrimi të vulosur në pasaportën e tij të Kosovës.

Gazeta Express ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë konfirmim për rastin në fjalë, por ata nuk janë përgjigjur ende. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU