Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës Skënder Hyseni ka paralajmëruar se Beogradit do t’i dërgohet një notë proteste për arrestimin e drejtorit të Policisë rajonale të Mitrovicës, Nait Thaçi, nga Policia e Serbisë dhe njëkohësisht do të kërkohet lirimi i tij.
Lidhur me këtë gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti“ ka shkruar se, transmeton Koha.net,” nuk është e qartë se përmes cilave kanale Prishtina do ta dërgonte këtë protestë, pasi që Beogradi nuk ka marrëveshje bilaterale me Kosmetin të cilin e konsideron krahinë jugore”.
Hyseni ka thënë se nuk është e domosdoshme që për lirimin e Thaçit të bisedohet në Bruksel, referon Koha. (b.an)