Kosova novatore, me prokurimin elektronik do të kursejë 80 milionë euro

Në mesjavë do bëhet inaugurimi i fazës së parë të platformës së prokurimit elektronik Go Alive. Kurse, me fillimin e implementimit të këtij projekti qeveritar pritet të kursen rreth 80 milionë euro në vit nga buxheti i Kosovës.

Në këtë inaugurim do të marrë pjesë edhe kryeministri, Isa Mustafa. Me ndryshimin e ligjit të prokurimit publik do të mundësohet sistemi online i prokurimit. Ndryshimi i këtij ligji është dashur të bëhet pasi është pjesë e pakove ligjore të cilat kërkohen nga Bashkimi Evropian.

Nga buxheti i Kosovës shpenzohen çdo vit rreth 700 milionë euro nëpërmes tenderëve për investime kapitale dhe mallra e shpenzime. Por, Republika e Kosovës është kritikuar vazhdimisht për keqpërdorime të mëdha gjatë këtij procesi. Mos publikimi i njoftimeve për tender, shpallje e fituesve apo edhe anulimi i tyre nga ana e institucioneve kanë qenë pjesë e kritikave. Madje edhe në raportin e progresit ka zënë vend të rëndësishëm mos transparencën në prokurimin e Kosovës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU