Kosova në UEFA, Thaçi: Asgjë nuk na ndal më në fushë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi anëtarësimin e Kosovës në UEFA si lajmin më të mirë të mundshëm për tifozët e panumërt të Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan: “Kosova në UEFA! Lajmi më i mirë i mundshëm për tifozët e panumërt në Republikën tonë. Tani e tutje do të luajmë në kampionate ndërkombëtare – disa lojëra do t’i fitojmë, disa do t’i humbim, por kurrë më s’do të na ndalin nga fusha e gjelbër. Urime Fadil Vokrrit dhe federatës, urime lojtarëve të kombëtares sonë, urime të gjithë qytetarëve”.

D.I.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU