Kosova do ndeshet me Shqipërinë në ndeshjet për Botërorin e femrave

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me përfaqësuesen e Shqipërisë në futbollin e femrave për raundin para të kualifikimeve për Botërorin 2019 që mbahet në Francë.

Në shortin e hedhur Kosova dhe Shqipëria janë në grupin e dytë, së bashku me Greqinë dhe Maltën.

Kështu do të zhvillohen 4 mini-turne, me dy ekipet e para të grupeve që do të kalojnë në rrethin tjetër, që është faza e grupeve në kualifikime, citohet Koha .

Turnetë parakualifikues zhvillohen nga 6 deri më 11 prill, në Shqipëri, Lituani, Gjeorgji dhe Ishujt Faro.

Ky është shorti i hedhur sot:

Grupi 1: Kazakistani, Estonia, Gjeorgjia, Letonia

Grupi 2: Greqia, Shqipëria, Malta, Kosova

Grupi 3: Izraeli, Moldavia, Lituania, Andorra

Grupi 4: Turqia, Ishujt Faroe, Mali i Zi, Luksemburgu

Short disi inkurajues për shqiptaret që të paktën  të nxjerrin një ekip. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU