Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar edhe njëherë tezën e tij për ‘korrigjim të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë për shtyp, Thaçi tha se nuk bëhet fjalë për ndarje apo për autonomi.
“Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. Medvegja, Presheva dhe Bujanovci i bashkohen Kosovës. Nëse ka pajtueshmëri mes dy vendeve çdo gjë është normale. Koha e luftës ka përfunduar, nuk do ketë ndarje as autonomi, por vetëm korrigjim”, deklaroi Thaçi
Ai theksoi se synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. “Synimi nuk është ndryshimi i kufijve, por korrigjimi i tyre. Kemi 400 km kufijtë që mund të korrigjohet. Kjo nënkupton bashkëngjitjen e plotë në tërësi të Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjës”, tha Thaçi.
Presidenti i Kosovës u shpreh se do të prezantojë në Bruksel kërkesën për korrigjimin e kufijve
“Do prezantoj në Bruksel kërkesën për Luginën e Preshevës, e di se është shumë e vështirë, por duhet ta provojmë. Ky moment nuk duhet humbur”, theksoi Thaçi
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, presidenti Hashim Thaçi foli edhe për asiciacionin e komunave me shumicë serbe, që sipas tij ka marrë “bekimin” me marrëveshjet e 2013-ës dhe 2015-ës.
“Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo çështje është e qartë edhe me marrëvesëhjen e vitit 2013, edhe me atë të Isa Mustafës më 2015-ën. Asociacioni është kërkuar që të bëhet sipas atyre marrëveshjeve dhe me miratimin e palëve, pra nuk duhet të jetë i njëanshëm, por në mirëkuptim mes të dy palëve”, deklaroi Thaçi.
Javanews/a.ç