Korrigjimi i kufijve/ Presidenti serb, Vuçiç vizitë në Kosovë në muajin shtator

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç pritet të vizitojë Kosovën gjatë muajit shtator. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe. Muaji shtator cilësohet gjithashtu si muaji ku priten zgjidhje përfundimtare të marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Muaji shtator vlerësohet si periudhë me rëndësi të madhe për zgjidhjen përfundimtare të marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Një gjë të tillë ditëve të fundit e ka deklaruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç. Gjithashtu, po muajin e ardhshëm presidenti serb gjithashtu pritet të zhvillojë një vizitë në Kosovë, e cila do të jetë e para në mesin e një agjende të ngjeshur diplomatike për Vuçiç.

Gazeta Blic e Serbisë ka zbuluar sot disa detaje të reja në lidhje me synimet e presidentit serb për ta zgjidhur problemin ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiç do të takojë serbët në Kosovë, do të jap mbështetje për ta, dhe do t’i kuptojë problemet me të cilat përballen”, thonë burimet e gazetës serbe. Pas pushimeve të verës, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë në muajin shtator. Serbët vazhdimisht kanë shprehur ankesat e tyre për vonesat në krijimin e Asociacionit, kurse Kosova në zbatimin e marrëveshjes së Energjisë.

Ditëve të fundit janë shtuar zërat sidomos në Kosovës, për korrigjim të kufijve, siç po i quan presidenti Thaçi. Ai po kërkon që nëse është e nevojshme edhe me referendum, të vendoset që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Kjo ka bërë që të përmendet edhe ndarja e Kosovës, opsion ky mjaft i pëlqyer nga ana e serbëve. Këtë e ka thënë haptasi edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç.

Kurse pikërisht mediat serbe gjatë ditës së djeshme publikuan një plan që sipas tyre kancelarja gjermane, Angela Merkel do t’ua japë dy presidentëve për zgjidhjen e problemeve. Sipas atij plani Kosova do ta fitonte të drejtën e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, kurse Asociacioni do të kishte kompetenca shtesë.

ma.me

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU