Korçë/ Makina përmbyset, dy të plagosur, njëri në gjëndje kritike

Një aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Sovjan, ku një mjet tip “Reno”me targa KO 8946 A, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer të cilët ndodheshin në makinë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU