Korçari që riktheu firmat piramidale, si mashtroi dhjetëra persona

Firmat piramidale që më pas u pasuan nga kriza e rëndë e vitit 1997 janë një realitet i hidhur i së shkuarës që kanë dëmtuar mijëra familje shqiptare që humbën kursimet e jetës. Pasojat që sollën firmat piramidale zhytën vendin në një krizë të gjithëanshme.

Por, shumë vite më pas, duket se realiteti i hidhur i asaj periudhe na shfaqet edhe në ditët e sotme. Shumë raste janë proceduar nga policia për persona që marrin shuma të konsiderueshme parash nga të tretë, kundrejt rikthimit me përqindje mjaft të larta. Por, këta persona, nuk janë veçse mashtrues që grabisin.

I tillë është rasti i një 64-vjeçari nga Korça i cili është proçeduar për akuzën e “krijimit të skemave mashtruese dhe piramidale”. Shtetasi me inicialet P.B. merrte nga persona të ndryshëm kundrejt mashtrimit shuma të konsiderueshme parash.

Ai u premtonte kthimin me përqindje tepër të larta, por këto para nuk ktheheshin kurrë. Madje ky shtetas u shmangej perosnave sa herë i kërkonin takim për paratë. Që të tregohej i besueshëm, ai fillimisht u kthente një pjesë të parave personave të mashtruar, për t’i tërhequr drejt depozitimit të parave shtesë.

Pas dhjetëra denoncimesh në polici, ky person u procedua dhe dosja e tij ka shkuar në prokurori./Javanews/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU