Kontrolli fizik i automjeteve, si bëhet dhe sa kushton
Kontrolli fizik i automjeteve, një shërbim që aktualisht e kryen Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor do të jepet me koncesion.
Qytetarët që importojnë një makinë apo e blejnë atë në tregun vendas, përpara regjistrimit dhe targimit të mjetit, kryejnë kontrollin fizik, i cili bën verefikimin e karakteristikave të përgjithshme të mjetit sipas normave europiane, si ngjyra, cillindrata e motorrit, numri i shasisë, etj, të cilat shkruhen në lejen e qarkullimit etj.
Ky shërbim kushton 1500 lekë. Të njëjtën gjë synon edhe shërbimi i mbivendosur i miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, që do të quhet “Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit”. Megjithëse Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, deklaroi se ky është një shërbim i ri, burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit Rrugor konfirmojnë se tashmë ky shërbim është ekzistent.
Ky kontroll bëhet për të verefikuar nëse mjeti është i vjedhur apo përmban pjesë të vjedhura. Nga ana tjetër, ashtu sikurse ndodh në kolaudim, nëse mjetet nuk kanë karakteristikat e duhura, kanë afat 60 ditë për të bërë përshtatje, dhe me shumë mundësi të paguajnë sërish për rikontroll. Ende nuk dihet se kur do të bëhet koncesionimi, por vendimi është mirartuar dhe së shpejti hyn në fuqi, duke i hapur dritën jeshile, procedurave të tjera.