Kontrata për “Rrugën e Kombit” parashikon detyrimet e përbashkëta të qytetarëve e shtetit…

Kontrata e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit që do të mirëmbajë dhe ndërtojë një pjesë të Rrugës së Kombit sanksionon se brenda 6 muajve pas përfundimit të punimeve për sheshin e taksës kompania ‘Albania Highëay Concession’ duhet të hartojë një skemë zbritjesh për përdoruesit e shpeshtë.

Në marrëveshje shkruhet se se skema hartohet nga vetë koncesionari dhe miratohet më pas nga Ministria e linjës dhe inxhinieri i pavarur.

Në kontratë nuk përcaktohet saktë masa se sa do të ulet taksa prej 5 euro e rrugës dhe as pjesa se sa rrugë duhen kryer nga një automjet apo person për t’u konsideruar “përdorues i shpeshtë”. Këto detaje do të jenë objekt negociatash mes koncesionarit dhe autoritetit kontraktor.

Pagesa prej 120 mijë eurosh që koncesionari duhet t’i paguajë shtetit një herë në vit për të minimizuar impaktin social dhe ekonomik që vjen nga kjo taksë për përdoruesit lokalë, është e vlefshme vetëm për 3 vitet e para.

Kontrata parashikon edhe rastet kur kur dy zona që kanë popullsi banimi në aksin përgjatë autostradës nuk arrijnë të kenë rrugë tjeter lidhëse mes tyre.

Në këtë rast ajo e detyron autoritetin kontraktor, pra shtetin, që brenda dy vitesh të ndërtojë rrugët dytësore lokale ose të bëjë shpronësimin apo zhvendsojen e popullsisë sipas standardeve ndërkombëtare, raporton Klan.

Nga ana tjetër kontrata urdhëron shtetin shqiptar që të paguajë detyrimet nga evazioni në këtë rrugë, pra në rastin që automjet nuk bën pagesën për përdorimin e autostradës, shumë sërish do të derdhet nga buxheti i shtetit. (Tema)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU