KONTRATA/ Messi më në fund firmos, me Barcelonën deri në 2021

Tifozët dhe bordi drejtues i Barcelonës mund të marrin frymë lirisht. Lionel Messi firmosi më në fund kontratën e tij të re me klubin katalanas dhe kjo ndodhi vetëm një ditë pasi atij iu dorëzua trofeu i “Këpucës së Artë” për 37 golat e shënuar në La Liga sezonin e kaluar.

Kontrata e sulmuesit argjentinas skadonte në qershor të vitit 2018 dhe mungesa e rinovimit të saj kishte ngjallur shumë shqetësime, por tashmë gjithçka u zgjidh përfundimisht me Messin që do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2021.

E reja në rinovimin e kontratës së re të Messit qëndron te klauzola e zgjidhjes së saj, që është rritur nga 250 milionë në 700 milionë Euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU