Konflikti për pasagjerët, prangoset 30-vjeçari i dyshuar për sulmin me armë drejt banesës

Policia e Pukës ka vënë në pranga 30-vjeçarin që qëlloi tri ditë më parë ndaj shtëpisë së Lekë Ndout.

Elidon Pepkola, 30 vjeç nga Bajram Curri kishte pasur më herët një konflikt pasagjerësh me Ndoun, dhe më 27 korrik kishte qëlluar me armë zjarri në shtëpinë e tij në Poravë të Fushë Arrëzit.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa gëzhoja arme zjarri në vendin ku është qëlluar mjeti dhe disa të tjera tek banesa e shtetasit Lekë Ndou”, thotë policia e qarkut.

Ndërkohë që Lekë Ndou është arrestuar pasi më herët ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese“ e mbetur në tentative dhe “Armëmbajtje pa leje”./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU