Më shumë se 250 persona janë lënduar, 5 prej të cilëve në gjendje kritike, pasi një seksion i një skene të drunjtë u shemb në një festival në Spanjë.
Platforma e ngritur buzë detit ishte tejmbushur me njerëz, që po ndiqnin një koncert të muzikës “rap”, O Marisquino, në qytetin veriperëndimor të Vigos, në rajonin Galicia.
Policia konfirmoi se deri më tani nuk ka asnjë jetë të humbur.
Dëshmitarë nga vendngjarja treguan momentet e panikut që kapluan të pranishmit, shumë prej të cilëve adoleshentë, të cilët ia mbathën në kërkim të një vendi të sigurtë për jetën e tyre.
Disa prej tyre ranë në det.