• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kompromisi për Teatrin, një triumf (jo) i vogël i arsyes

by S M
27/06/2018 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Më në fund duket se shpirtrat e trazuar të Teatrit Kombëtar po bien në qetësi. Falë një negociate të gjatë dhe të lodhshme, kreu i bashkisë Erion Veliaj ka mundur të fusë në shishen e kompromisit të gjithë “djajtë” që qëndronin mbi kryet e projektit. Jo aktorët, sepse ata donin dhe duan diçka krejtësisht të drejtë, por frikën, emocionet, politizimin e skajshëm dhe përjetimet negative që kanë mbështjellë me stres dhe tension gjithë katrahurën mbi dhjetëvjeçare të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Gjithçka është rënë dakord mes artistëve dhe bashkisë së Tiranës do të përfshihet në një ligj të ri për teatrin. Një garanci më shumë kjo se s’do të ketë thika pas shpine dhe fjalë të pambajtura. Duke i dhënë kështu fund një kalvari që ka nisur qëkurse Kadri Roshi, Violeta Manushi e plot yje të tjerë të skenës, ishin ende gjallë e luteshin për një godinë të re teatri.

Erion Veliaj ja ka dalë të afishohet edhe një herë si negociatori i një paqeje që dukej e pamundur, pas kërcënimeve për greva urie e luftë të armatosur. Duket se do të evitohet kështu një krizë ku duhet thënë se shteti dështoi të gjejë gjuhën e përbashkët me një pjesë të komunitetit të artistëve. Linja e bisedimeve dhe tryezave të debatit nga Veliaj, e ktheu diskutimin për teatrin në shtratin e tij normal – tek komunikimi si premisë për marrëveshje, e jo tek komunikimi si ultimatum.

Ka pasur e ka shumë qëndrime për teatrin e ri. Një pjesë e publikut me të drejtë është shprehur se aktorët nuk mund të bllokojnë zbatimin e projekteve mbi institucionin ku janë pjesë, pasi asnjë i punësuar në një institucion shtetëror, nuk duhet të bëhet pengesë për modifikimin e transformimin e vendit të tij të punës. Pasi do t’i binte që të gjithë nëpunësit, specialistët apo drejtuesit e administratës shtetërore, të mos lejojnë t’u preken as zyrat, as godinat, e as territori rreth tyre.

Nga ana tjetër, nuk mund të mos merret parasysh specifika e sherrit për teatrin. Një godinë për të cilën është folur e planifikuar qysh herët shembja dhe rindërtimi si pjesë e një projekti shumëkatësh, por edhe si një simbol të marrëveshjeve delikate e të përfolura të partneritetit publik-privat. Teatri u duk se mori mbi vete gjithë dyshimet e skepticizmin për kullat që janë ndërtuar e do ndërtohen në Tiranë, por edhe PPP e tjera në sektorë të tjerë, e kjo e futi në kolaps situatën. Maxhoranca duhet ta lexojë me kujdes këtë akumulim negativ perceptimesh, duke e zhveshur atë nga politizimi i skajshëm që opozita u mundua t’i bëjë çeshtjes së teatrit.

Kompromisi për teatrin është në fakt jo vetëm premisa finale e zgjidhjes së një problemi të vjetër që ka fondi kulturor e artistik i kryeqytetit, por edhe një triumf i vogël i dialogut dhe negociatës, në vend të imponimit dhe veshit të shurdhër. E në këtë pikë stili paqëtues i Erion Veliajt dhe aftësia e tij për të mos ju shmangur kontaktit njerëzor e shikimit sy më sy, është mesa duket arma sekrete e daljes nga rruga e përplasjes për Teatrin Kombëtar. Kjo fitore personale e Veliajt, i cili gjatë këtyre javëve ka mbajtur hapur kanalet e komunikimit me komunitetin e artistëve, shënon një shembull për t’u marrë, në rrugën drejt vendimmarrjeve me interes publik. Në të cilat duhet folur, diskutuar dhe më pas vendosur. Jo e kundërta.

Next Post
Lobimi rus i PD, Spiropali: Krim financiar, Basha nuk mund t’i shmanget drejtësisë

"Opozita shpif, por nuk turpërohet, në këtë orë të mirë"

Comments 1

  1. Koment says:
    7 years ago

    JO Skender jo!
    Nuk ka asnje marreveshje, thjesht nje diskutim. Mos e shuani zjarrin kaq shpejt.
    Te pakten vete Derhemi doli dhe e sqaroi.
    Po dhe sikur te bien dakord, nuk vendosin ata te tre, Derhemi, Basha dhe Trebicka. Me se pari i takon qytetareve.
    Teatrin duhet ta beje shteti, me fondet publike. Kaq detyrim e ka. Do thuash ti, shteti nuk ka para. Ka thene edi madh dhe edi vogel. Po ky shtet ka harxhuar pafund per rilindjen urbane. Keshtu qe ca para i paska. Ka marre pafund borxh per projektin 1 miliard Euro. Opa dolen dhe ca te tjera. Keshtu pra, i riu 30 milione euro ne nje vend tjeter. Rikonstruksion te vjetrit, sepse eshte trashegimi kulturore. Aq kemi.

    P.S, te kam degjuar ne nje emision qe the, se zotrote nuk je i anshem.
    Ne 5 vite bej nje shkrim dhe per qeverine, shkrim ama, sic ke goditur me te drejte opoziten se me hak e ka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

Tentuan të fusin në Shqipëri pjesë për pajisje të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Dibër

December 20, 2025
“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

“Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!”/ Berisha: Kurrë nuk mendoj të përgatis liderin pasardhës, është detyrë e…

December 20, 2025
Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

December 20, 2025
3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

3 orë protestë e përplasje para Kryeministrisë, shoqërohen në polici 4 aktivistë të “Shqipëria Bëhet”

December 20, 2025
Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

Mjegulla e dendur mbulon Peshkopinë/ Ndeshja Korabi-Burreli anulohet për shkak të kushteve të motit

December 20, 2025
Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

Mjegulla ‘pushton’ aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë, policia apel drejtuesve të mos ecin me shpejtësi

December 20, 2025
“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

“Më futi në telashe me shefin sepse vajzat ishin…”, zbulohen fantazitë e errëta të Jeffrey Epstein

December 20, 2025
E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

E denoncoi gruaja se ngacmoi seksualisht dy vajzat e tij të mitura, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

December 20, 2025
Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

December 20, 2025
Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

Britania shkurton ndjeshëm fondet kundër ndikimit rus dhe dezinformimit në Ballkanin Perëndimor

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In