Kompensimi i pronave, lista me 33 familje në Tiranë e Elbasan që përfitojnë fondin 2.5 mln $

Pavarësisht se janë me dhjetëra familjet që preken nga procesi i legalizimeve, kur vjen puna për ndarjen e kompensimit numri i përfituesve është gjithnjë i reduktuar.

Një ndër problematikat që mban peng procesin, përveç mangësive në dokumentacion, është edhe koordinimi institucional. Duke qenë se në këtë praktikë janë tre institucione që ndërveprojnë, përkatësisht ALUIZNI, Hipoteka dhe Agjencia e Pronave, bashkëpunimi mes tyre jo gjithnjë i përgjigjet apo përmbush pritshmëritë.

Dje ATP-ja publikoi listën e 33 familjeve përfituese në Tiranë dhe Elbasan që marrin 5 këste kompensim, ose 70 për qind të vlerës që ka prona e tyre.

“Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të disa kërkesave të pronar- ëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale, të cilët përfitojnë kompensimin deri në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftim.

Janë rreth 300 milionë lekë, ose thënë ndryshe 2.5 milionë dollarë, që do të shkojnë për këta pronarë. Në fund të njoftimit të agjencisë thuhet se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim./Panorama/a.m.

pronat

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU