Komisionieri i PD: Peleshi më kërcënoi! Ish-zv/kryeministri: Akuzë e pavërtetë!

Sekretari i Qendrës së Votimit në fshatin Kolanec, në Korçë, Meti Koçiu, ka denoncuar se është kërcënuar verbalisht përmes telefonit nga ish-zv/kryeministri dhe njëherazi kryesuesi i listës së PS në këtë qark, Niko Peleshi.

Mbrëmë më ka telefonuar Niko Peleshi dhe më ka kërcënuar mua dhe familjen time. Më tha do ta shikosh çfarë do të heqësh t’i dhe familja jote”, tha Koçiu i cili e bëri denoncimin nga zyra elektorale e PD-së.

Ndërkohë, Shqiptarja.com pyeti pranë shtabit elektoral të PS-së në Qarkun e Korçës.

Ish-numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, mohon të ketë kërcënuar komisionerin e PD, duke i cilësuar akuza të stisura për motive politike.

Ndërsa kandidati për deputet, Ilir Pendavinji tha se Sekretari i QV-së në Kolanec ka tentuar të bllokojë procesin e votimit dhe për këtë arsye është telefonuar nga Peleshi për të kërkuar sqarime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU