Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2018.
Pas një jave diskutimesh dhe debatesh, komisioni ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës projektligjin.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, projektbuxheti i vitit të ardhshëm nuk ka marrë votat e deputetëve të PD dhe LSI të cilët kanë akuzuar se ekonomia është e kriminalizuar nga paratë e drogës. Gjithashtu, opozita ka votuar kundër edhe projektligjeve të tjera në rendin e ditës. /a.m.