Kombëtarja shqiptare ka lënë Tiranën dhe është nisur paraditen e sotme drejt Armenisë, me shpresën për të arritur kualifikimin direkt për në “Francë 2016”.
Kombëtarja do të zhvillojë nesër ndeshjen vendimtare në orën 18:00 me orën tonë. Pritet të ketë disa ndryshime në formacion megjithatë ende nuk dihet 11-shja që do të zbresë në fushë.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale djemtë e kombëtares shihen mjaft në humor, përveç trajnerit De Biasi që duket i menduar.