Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARK kanë nënshkruar marrëveshjen historike të paqes, duke i dhënë fund më shumë se 50 viteve konflikt. Të dyja palët kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me diskriminimin social, për të bërë drejtësi për viktimat e konfliktit dhe për të ndërtuar një paqe afatgjatë e të qëndrueshme.
Marrëveshja e arritur u përshëndet nga SHBA dhe Bashkimi Europian. Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz u shpreh se marrëveshja e paqes shënoi një faqe të re në historinë e vendit .
ma.me