‘Kokaina në Maminas’/ Kalon në filtër pasuria e Arbër Çekajt, pronar i ‘Arbri-Garden’

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis në terren verifikimin e pasurisë për Donaldo Lushaj, Armando Pezakun dhe Arbri Cekajn, pronarin e kompanisë “Arbri Garden” në kontenierin e të cilit u zbuluan 613 kg kokainë. Burime nga akuza sqaruan se u është kërkuar informacion bankave, agjensive të transfertave të parave dhe hipotekave, në lidhje me pasuritë dhe llogaritë e veprimet bankare per të tre të proceduarit.
Për Çekajn është kërkuar ndihma e Interpol dhe Europol për ta arrestuar pasi qe prej datës 24 shkurt 2017 ai rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë. Këta shtetas po hetohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh, pasi dyshohet se janë të përfshirë në ngarkesën prej 613 kg kokainë të mbërritur nga Kolumbia në kontenierin e bananeve dhe sekuestruar më 27 shkurt 2018 me operacionin “Last Snow”.
ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU