“Koha e fqinjit të pasur që i tregonte arat të varfërit ka marrë fund! Nesër Athina merr përgjigje!”

Mesa duket debatet dhe tonet e tensionuara mes Shqipërisë dhe Athinës zyrtare nesër do të mund të shuhen… ose të ndizen akoma më shumë.

Kjo do të “varet” nga përgjigja e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar në rrjetin e tij social (duke ju përgjigjur një komentuesi) se Athina do ta marrë përgjigjen nesër, në fjalën e tij në aulën e parlamentit.

Prej disa ditësh tashmë gazetat greke kanë sulmuar Kryeministrin, në lidhje me prishjen e një sërë ndërtesash në Himarë, të një grupi familjes minoritare. Por tensioni shpërtheu kur Rama postoi në rrjetin e tij social një foto të Akropolit me mbishkrimin:

 “Nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.”

Mirëpo sulmeve të eksponentëve të politikës greke por edhe shtypit të atjeshëm Rama do u përgjigjet ditën e nesërme në Parlament.

Komentuesi i shkruajti Ramës: “Hidh nonje foto me Akropulin .te cemenden fare greket se nuk u vin mir na e verteta .”

Në përgjigjen që kryeministri i kthen qytetarit shkruhet: “Neser ne kuvend do ta marrin pergjigjen time per sa kane thene keto dite, fqinjet tane te vjeter e te dashur , me te cilet duhet dhe duam te kemi marredhenie te shkelqyera! E qe t’i kemi te tilla, na duhet patjeter te jemi te hapur, te vertete e te barabarte me njeri – tjetrin! Sepse koha e fqinjit te pasur qe i tregonte arat fqinjit te varfer ka marre fund mes nesh.”/.a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU