Koha Ditore: Ja nëntë fajtorët e Kosovës

Në skenën ndërkombëtare Kosova ka me çka të mburret: prej Medaljes Olimpike në Rio de Janeiro deri tek arritja e Nominimit për Oskar, shumë individë të talentuar kanë dëshmuar se vendi ka resurse njerëzore për të arritur majat e suksesit.

Por, e njëjta duket se nuk mund të thuhet edhe për politikën, e cila – fatkeqësisht – është përgjegjësja kryesore për komplikimet dhe zmbrapsjet që e kanë pllakosur vendin në nëntë vjetët që nga shpallja e Pavarësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Andaj, në këtë numër, në vend të intervistës së javës, japim një këndvështrim tonin redaksional për ata që mund t’i identifikojmë si fajtorët kryesorë pse këta nëntë vjet të Pavarësisë nuk prodhuan një Kosovë ndryshe.

Sigurisht, dikush mund të mos pajtohet me këtë listë, dhe shumëkush – përfshirë ne – do të thoshte se lista është shumë-shumë më e gjatë se kaq. Por, ky është një vështrim yni, në të cilin jemi kufizuar në 9 fajtorë për 9 vjet të çuar kryesisht dëm.

Dhe këta janë: Hashim Thaçi: Kryefajtori, Atifete Jahjaga: 5 vjet në zarf, Isa Mustafa: Paterica e Hashimit, Albin Kurti: Ideologu i gazit, Kadri Veseli: Në hijen e SHIK-ut, Behgjet Pacolli: Biznesi + politika = afera e skandale, Edita Tahiri: “Zonja Fjollë”, Fatmir Sejdiu: Fajtori i harruar, Ramush Haradinaj: Kryeministri i opozitës. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU