Kodheli: Ushtria në ndihmë të njerëzve, asnjë çast pushim

Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë gdhirë në zonat nën pushtetin e ujit për t’u ardhur në ndihmë banoreve të zonave të përmbytura në Ndroq të Tiranës dhe Katund të Ri në Durrës.

Ky është mesazhi i ministres së mbrojtjes, Mimi Kodheli, shkruar në Facebook.

“Disa zona të vendit gdhihen nën ujë. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pushuar asnjë çast”.

“Më e rëndësishme është jeta e njerëzve dhe FA këtë kanë bërë. Ditë-natë kanë evakuuar banorë të zonave të përmbytura në Ndroq të Tiranës dhe Katund të Ri në Durrës, ku dhe ka shkuar një helikopter për të ndihmuar nga ajri. Gjendja e vështirë vazhdon, kështu që edhe angazhimi i FA vazhdon”, shkruan Kodheli, e cila ka publikuar edhe një numër fotosh nga aksionet e Ushtrisë.

fa fa1 fa2 fa3 fa4 fa5 fa6 fa7 fa8 fa9 fa10

fa11 fa12 fa13 fa14 fa15 fa16 fa17

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU