Kodheli prezanton komandatin e Forcës Detare: Shqipëria, e paprekshme

    Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka prezantuar Komandatin e ri të Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani.

    Në fjalën e saj gjatë prezantimit të Dogjanit, Kodheli u shpreh se “Kufijtë e kaltër shqiptarë janë të paprekshëm, ashtu siç është i paprekshëm territori ynë, siç është e paprekshme siguria jonë.

    Shqipëria është pjesë e Aleancës NATO dhe si e tillë është pjesë e një mbrojtjeje kolektive që e bën territorin e Republikës së Shqipërisë të tillë, pra të paprekshëm.

    Projeksioni ynë për të ardhmen është çdo ditë dhe më tepër i komplikuar për shkak të komplikacioneve që vijnë dhe rreziqet nga të gjitha anët, qofshin këto edhe nga deti”.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU