Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Meta: Pyesni Vasilin. Insistuam në qeveri besimi, tani e kemi

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta ka përshëndetur arritjen e marrëveshjës Rama-Basha. Presidenti i zgjedhur deklaroi se vendi evitoi rënien e zgjedhjeve dhe të demokracisë në humnerë. Meta deklaroi se LSI ishte e gatshme për një qeveri besimi, tani kemi një qeveri besimi, theksoi ai. Meta deklaroi se do të ketë surpiza në zgjedhjet e 25 qershorit. Ish-kreu i LSI deklaroi se LSI nuk dëmtohet nga marrëvëshja, pasi është e konsoliduar.

Dua të shpreh kënaqësinë që sot të gjithë jemi më të qetë se dy ditë më parë ku zgjedhjet dhe demokracia ishin në buzë të greminës. Falënderoj faktorin ndërkombëtar dhe vendas, vecanasrisht SHBA-BE, për kontributin për të patur zgjedhje gjithëpërfshirësë. Kjo është e rëndësishme për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve dhe sigurinë e tyre.

Seanca do të mblidhet kur të jenë të gatshëm të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes. Shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet pa opozitën, tani të  gjithë duhet të jenë të qetë, tani ka gare dhe demokraci dhe do të ketë surpiza.

LSI ishte e përgjegjshmë për të parandaluar përshkallëzimin e krizës dhe forca e parë që insistoi për dialog. Ishim të gatshëm për një qeveri besimi, tani kemi një qeveri besimi. LSI ishte gati të dorëzonte ministritë, forca jonë janë rinia.

Fat i madh që vendi nuk ra buzë greminës, bulevardi është i lirë dhe demokracia ka hipur në bulevard. Zgjedhjet nuk i garanton marrëveshja, por pjesëmarrja e të gjithëve në zgjedhje. Tirana është e qetë, Shqipëria është e qetë.

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Për këtë duhet të pyesni Vasilin. Tashmë jemi të barabartë me forcat politike të tjera. Problemi i koalicioneve problem për forcat e tjera politike, LSI është e konsoliduar”, tha Meta./javanews.al/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU