KLP emëron drejtuesit e prokurorive në Sarandë, Durrës dhe disa prokurorëve në Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot mbledhjen e radhës ku miratoi emërimin e drejtuesve të prokurorisë në Sarandë, Durrës, si dhe emërimin e disa prokurorëve në Tiranë.

KLP caktoi Sali Hasën, drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Sarandë pas shkarkimit të Edison Ademit. Propozimi i Sali Hasës për drejtues i Prokurorisë Sarandë është miratuar me 7 vota pro.

Ludovik Doda caktohet drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit Durrës me 10 vota pro pas shkarkimit të Ferdinand Elezit.

Po kështu është miratuar me 5 vota pro, caktimi në detyrë (rikthim në sistemin e prokurorisë) pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, i prokurorit Leonard Filopati për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë.

KLP ka miratuar gjithashtu me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj në Prokurorinë  e Shkallës së Parë Tiranë.

Në mbledhjen e datës 25 mars, KLP vendosi dhenien e statusit të prokurorit për Bledar Valikaj.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU