Klosi: Mbrojmë produktet vendase, ngremë Dhomën e Zejeve

Për të rigjallëruar dhe dhënë një tjetër hov zejtarisë, brenda gjashtë muajve, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë thotë se do të ngrihet Dhoma e Zejeve.

Kjo nismë u njoftua nga ministri Blendi Klosi gjatë hapjes së Panairit të Zejtarisë dhe Kreativitetit në Pallatin e Kongreseve.

“Kemi ndërmarrë nismën të mbrojmë prodhimin vendas. Jemi të vendosur të mbrojmë trashëgiminë tonë”, thotë ministri raporton tch. Klosi deklaroi se për bizneset familjare të zejeve do të ketë lehtësi financiare.

“Zero taksa për bisnesin familjar të zejeve. Është e papranueshme që në qendrat tona historike, tregtohen mallra importi. Është e pafalshme, sikundër e papranueshme që në qytetet tona historike, pazaret e reja të tyre, në Shkodër, Korçe, Krujë, Lezhë, Berat, të mos ketë prodhime shqiptare”, u shpreh ai./ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU