Klopp kërkon Mouran e PSG-së

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, raportohet se ka vendosur Lucas Mouran e Paris Saint-Germainit në krye të listës të lojtarëve që do t’i transferojë gjatë verës. “Mercato265” raporton se trajneri gjerman ka vëzhguar me kujdes ndeshjet e PSG-së me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Anësori brazilian shkëlqeu ndaj “Bluve” dhe ka kaluar në formë të shkëlqyeshme sivjet, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asiste. Klopp kërkon të përforcojë sulmin gjatë verës, pasi Christian Benteke pritet të largohet për shkak të formës së dobët të treguar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU