“Klerik pedofil në kampin e fëmijëve”, reagon Kisha Ortodokse

Gazetari Alfons Zeneli bëri një denoncim të fortë në Facebook. Ai shkruante për një klerik të denoncuar për pedofili që sipas tij u punësua në qendrën e fëmijëve nga Kisha Ortodokse.

Pas këtij denoncimi ka ardhur edhe reagimi nga Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit.
Këto inoformacione dolën fillimisht nga ish pjesëtari i kishës Foto Cici. Përmes një deklarate, Mitropolia i ka cilësuar akuzat e Cicit shpifje.

“Nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё”, thuhet në reagim.

REAGIMI
Z. Foti Cici
Deri tani nuk iu jemi pёrgjigjur shpifjeve dhe akuzave tuaja ndaj Klerikut tё Mitropolisё sonё, por duke dashur qё tё qartёsojmё besimtarёt tanё edhe opinionin publik, po tregojmё tё vёrtetёn mbi dorёzimin e Klerikut nё fjalё. Dorёzimi i tij nё klerik ёshtё bёrё sipas gjithё rregullave dhe kanoneve tё Kishёs Orthodhokse. Sё pari, kemi dёshminё e Atit tё tij shpirtёror, i cili nuk ka gjetur asnjё pengesё pёr dorёzimin e tij si klerik. Sё dyti, nё Mitropolinё tonё nuk ka ardhur asnjё ankesё, qoftё nga kleri qoftë nga besimtarёt, qё tё ngrejё akuza ndaj kёtij Kleriku apo tё kundёrshtojё dorёzimin e tij nё shёrbesёn e priftёrisё.
/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU