KLD/ Sherbimet e fundit politike te Nishanit, Çomo braktis mbledhjen

KLD-ja ka miratuar sot 7 transferime në Gjykatën e Tiranës, ofruar me listë nga Argita Berisha. Ndër ta, burime thonë se janë ish-kryetarja e Gjykatës së Durrësit, e përfolur në media për vendimin për tokën te Gjiri Lalzit, për të cilën Ministria e Drejtësisë deklaroi se do të niste një procedim disiplinor. Ajo njihet se njeriu i afërt i Argitës, pasi e ka patur edhe avokate në studion e saj. Një tjetër emërim vjen nga jashtë radhëve të gjyqësorit, dhe nuk ka dalë nga Magjistratura.

Një tjetër i emëruar është ish-kryetari i Gjykatës së Pogradecit. Ai para dy muajsh transferoi edhe gruan. Këtu vlen të theksohet se edhe ai vetë edhe bashkëshortja gjyqtare, vijnë nga kursi i famshëm i Plepave në Durrës. TemA mësoi se për shkak të emërimeve në emër të Familjes, anëtari i KLD Sokol Çomo ka braktisur mbledhjen. TemA

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU