Kjo është e dyshuara për mashtrim, që mori 318 mijë euro në Tiranë

Vjollca Hoxholli, arrestimi i të cilës u njoftua sot ng policia e Tiranës për mashtrim me 318 mijë euro, nuk është një emër i panjohur për organet e drejtësisë.

Vjollca Hoxholli është administratore e kompanisë së ndërtimit Hoxholli Sh.p.k. bashkëshorte e Rrapush Hoxhollit gjithashtu i dënuar për mashtrim me apartamentet. Çifti prej vitesh ndërton pallate dhe e shet te njëjtën hyrje tek 2-3 persona të ndryshëm, duke përfituar miliona përmes mashtrimit.

“Hoxholli prej vitit 2007 kryen funksionin e administratores dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve tek Unaza e Re (rruga “Teodor Keko”) shtetasit D. S., 56 vjeç, dhe pasi ka përvetësuar shumën prej 318 580 eurosh i ka shitur ato te shtetas të tjerë, më konkretisht, njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.  Ajo akuzohet për “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Fallsifkim i dokumentave (kontrata), vepra për të cilat është hetuar dge paditur edhe raste të tjera./express/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU