Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar sërish përgjimin e PD-së, që akuzon vëllain e ministrit të Brendshëm.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla ka shpërndarë një ‘film’ të animuar në lidhje me përgjimin, akuzat e PD-së dhe deklaratat e Albert Veliut, të njohur si dëshmitari ‘X’ e ‘Babalja’ dhe gazetarit Jetmir Olldashi.
Balla thotë se Berisha është skenarist i gjithçkaje, ndërsa Basha regjisor.
“Loja e ka kush e ka për autorin e përgjimit:
Luli thotë e ka Babalja,
Babalja thotë e ka Gazetari,
Gazetari thote e ka PD,
dhe autoresia po mbetet një jetim në prehrin e Salbabës regjizor”, ironizon Balla në rrjetin social.