Kinezët prodhojnë karikuesin që mbush baterinë për 15 minuta

Nuk kanë të rreshtur çuditë teknologjike të kinezëve. Këtë herë kanë prodhuar një karikues për smartfonë i cili mbush baterinë në vetëm 15 minuta.

Produkti ëhstë prodhuar nga kompania “Oppo. Firma kineze e prezantoi dje prototipin e tij, i cili quhet “Super VOOC Flash Charge”.

Ky karikues, tashmë cilësohet si më i shpejti në botë dhe është dizajnuar të karikojë bateritë që përdorin smartfonët “Oppo” me jo më shumë se 2500 miliamper.

Kjo është një arritje e madhe në një kohë kur një iPhone 6s do më shumë se 2 orë për t’u karikuar plotësisht.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU