Gjiganti kinez i smartphone-ave, Huawei, shpesh është akuzuar nga Apple se i kopjon celularët, por tanimë, mesa duket po i merr edhe personelin krijues. Huawei ka punësuar drejtoreshën e mëparshme të dizajnit tek Apple, Abigail Sarah Brody, e cila do të punojë tani si drejtoresha e dizajnit të Huawei.
Brody u largua nga Apple në vitin 2011, pasi punoi për kompaninë për gati një dekadë, dhe ishte pjesë e ekipit që projektoi iOS 1 për iPhone-in e parë.
Kompania Huawei është aktualisht e treta në botë për krijimin e telefonave inteligjentë, ku zë 7.5% të tregut, pas Samsung-ut (23.8%) dhe Apple (13.5%).