Kim Jong un, kritika SHBA: S’ka denuklearizim nëse vazhdoni sipas ‘skenarit të vjetër’

Koreja e Veriut ka sulmuar Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e zbatimit të sanksioneve. Peniani ka thënë se nuk mund të ketë përparim për sa i përket denuklearizimit, nëse SHBA-ja vazhdon të veprojë sipas “skenarit të vjetër”.

Koreano veriorët kanë akuzuar negociatorët amerikanë se janë duke marrë masa kundër qëllimeve të presidentit amerikan, Donald Trump dhe shpirtit të samitit të mbajtur në Singapor. Trump dhe lideri koreanoverior, Kim Jong-un ranë dakord muajin qershor që do të punojnë drejt denuklearizimit.

Mirëpo detajet deri më tani mbeten të paqarta, pasi Koreja Veriore nuk ka treguar gatishmëri për të hequr dorë njëanshmërisht nga programi bërthamor ndërsa Kombet e Bashkuara kanë thënë se programi bërthamor është duke vazhduar.

“Për aq kohë sa SHBA-ja mban një qëndrim jo të mirë ndaj partnerit të saj të dialogut dhe vazhdon të veprojë sipas skenarit të vjetër, me të cilin kanë dështuar të gjitha administratat e kaluara, nuk mund të pritet ndonjë përparim apo zbatim i deklaratës së përbashkët duke përfshirë denuklearizimin”, ka thënë ministria e Jashtme koreanoveriore.

Këto paralajmërime kanë ardhur vetëm disa ditë pasi ministri i Jashtëm koreanoverior i ka cilësuar veprimet e SHBA-së, alarmuese.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU