“Të shtunën fillon zyrtarisht kampionati dhe kam shpresa të mëdha se sezoni i ri do të fillojë më së miri për skuadrën tonë. Është fantastike të luash sërish me Cristianon pas periudhës që kaluam në Madrid”.
Mesfushori gjerman, Sami Khedira është gati për të filluar sezonin e ri të futbollit në Itali, pas aventurës zhgënjyese të kombëtares gjermane në Kupën e Botës.
Në një postim në rrjetet sociale, Khedira ka folur për dështimin në Botëror, ndeshjen kundër “Chievo”-s, si dhe për transferimin e portugezit Ronaldo në Torino.
“Pas një sezoni të mirë me “Juventus”-in, kjo verë ishte një nga më të vështirat në karrierën time.
Në Kupën e Botës luajta ndeshjet e mia më të dobëta dhe kritikat e drejtuara ndaj meje janë mëse të justifikuara”, – u shpreh Khedira.
I pyetur rreth të ardhmes me kombëtaren gjermane, Khedira bëri me dije se “nëse do të ketë lojtarë më të mirë do të pranoj vendimin dhe nëse do të thirret përsëri, do të vazhdoj me krenari dhe gëzim për të kontribuar në suksesin sportiv të Gjermanisë “, theksoi ai.
/b.d