Këto shenja horoskopi dashurojnë më shumë! Nëse i njihni, mos i lëshoni

Përkundër faktit që ne jetojmë në një botë shumë të lodhur, një botë në të cilën shpresa mund të ndihet si një shkak i humbur, ende ka vend për romantikët, sidomos shenja romantike të zodiakut që shpesh mund t’ju duket vetja si të pashpresë.

Në mënyrë që ju ta dini mirë se cilët janë ata që ende besojnë fort tek dashuria dhe udhëhiqen pikërisht nga kjo ndjenjë, ju tregojmë më poshtë 5 shenjat e horoskopit që bëni mirë t’i keni pranë për të pasur një ndjesi më të pastër të dashurisë.

1 – Gaforrja
Nga të gjitha shenjat e zodiakut, më romantike nga të gjithë është Gaforrja. Jo vetëm që kjo shenjë e do dashurinë ta ndjejë fortë, por është shqetësimi i tyre i thellë për të tjerët që e bën atë lehtësisht të dashurueshëm edhe nga të tjerët.  Nëse ju jeni një Gaforre, mundësia është që të dashuroheni shumë herë gjatë jetës tuaj dhe asnjëra nuk do t’i ngjajë tjetrës. Kur takoni dikë të ri, ju mendoni fillimisht cila është mënyra më e mirë për ta dashuruar atë dhe më pas mendoheni se si do ju shkojë jeta bashkë.

2 – Peshqit
Peshqit janë ajo shenjë e zodiakut që bien kokë e këmbë në dashuri dhe dashurojnë thellë (në fakt ka psikologë që mendojnë se pikërisht kjo është arsyeja se pse Peshqit janë dhe më të prirur të kenë sëmundje të zemrës sepse gjithçka ata e lidhin me ndjesinë aq sa depërton tek shendeti i tyre). Ndërkohë që shumë shenja të tjera bëjnë të pamundurën që mos t’ju thyhet kurrë zemra nga dashuria, Peshqit e fusin vetë veten në këto “mesele”, aq sa duket sikur e shijojnë dhembjen e dashurisë për ta kthyer në art.

3 – Virgjëresha
Mund t’ju duket sikur Virgjëresha është shenja më e pafajshme e horoskopit ndaj dhe dashuria nuk është diçka që ato e përthithin mirë. Porn ë fakt jo. Virgjëreshat kanë zemër shumë të madhe dhe ata presin me padurim të shijojnë vetëm dashuri të vërtetë. Do të habiteni se si Virgjëreshat në përgjithsi ndeshen në jetë vetëm me dashuri stabël dhe aventurat “one night stand” nuk kanë lindur për to.

4 – Peshorja
Kur vjen fjala tek dashuria e sinqetë, me siguri Peshorja e ka një vend në listë. I vetmi problem është që shpesh kjo shenjë përpiqet të mbajë distancën në mënyrë që dikush të mos i bëhet pjesë e zemrës menjëherë, sepse pasi kjo ndodh, Peshoret duket sikur e shkulin zemrën e tyre nga vendi dhe ia japin partnerit të kujdesen siç duan ata.

5 – Demi
Po, ata janë kokfortë dhe indiferentë por kur ata janë në dashuri, janë si një person krejtësisht ndryshe. Ata duan të kalojnë gjithë kohën me dashurinë e tyre, i mbushin me dhurata dhe madje do të zvarriten mbi qymyr të nxehtë për t’u siguruar që dashuria e tyre është e lumtur. Ta shohësh Demi në dashuri është diçka krejt tjetër nga shenjat e tjera të horoskopit. Është sikur një përbindësh po të vjen e po të jep një trëndafil: është e çuditshme dhe nuk besohet kurrë të jetë e vërtetë, por je shumë i lumtur që ke një shans për ta parë të paktën një here nëse do të ndodhte kështu./Blitz.al/

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU